Oborri i shkollës fillore”Ramadan Rexhepi” në fshatin Sojevë, së shpejti do ta ketë një pamje tjetër shumë më të mirë, dhe kjo falë ndihmës së KFOR-it grek, të cilët pos rregullimit të oborrit të kësaj shkolle, janë duke punuar edhe për ndërtimin e një fushe sportive për nxënësit.
Nënkolonel Konstandinos Tsekmes nga KFOR-i Grek, ka thënë se janë këtu për ta ndihmuar popullin e Kosovës me mundësitë që kanë. “Shpresojmë, që pasi ta përfundojmë punën këtu, t’i shohim fëmijët duke luajtur dhe të buzëqeshur në një ambientë më të mirë”, ka thënë Tsekmes, duke shtuar se pasi të përfundjë ndërtimi i fushës sportive edhe as do ta zhvillon një lojë së bashku me nxënësit e kësaj shkolle.
Edhe në të ardhmen sipas Tsekmes,priten ndihma edhe më të mëdha për qytetarët e Komunës së Ferizajt. Ndërsa për koston e ndihmave që KFOR-i Grek dhuron për Komunën e Ferizajt, Tsekmes, ka thënë se nuk dinë se sa është vlera e tyre, por të gjitha ndihman që dhurojnë i dhurojnë nga zemra. “Urojmë, për të gjitha të mirat për popullin e Kosovës”, ka thënë Tsekmes.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, duke përshëndetur KFOR-in Grek për punën që është duke bërë në oborrin e kësaj shkollë ka thënë se kjo është një punë në vazhdën e shmë ndihmave tjera që po jep KFOR-i Grek. “KFOR-i Grek, vërtëtë e meriton një falenderim të veqantë për të gjitha ndihman dhe donacionet për komunën tonë”, ka thënë Xhemaili.
Ndërsa, Ekrem Hasani drejtor i Shkollës Fillore “Ramadan Rexhepi”, në fshatin Sojevë, ka thënë se kjo ndimë nga KFOR-i Grek, në shkollën e tyre i duket si një ëndërr dhe kjo për një arsye “Ne kemi bërë shumë përpjekje që t’a ngrisim cilësinë edhe në infrastrukturë, por abmientit shumë pak kemi pasur mundësi që t’i kushtojmë rëndësi”, ka thënë Hasani.
KFOR-i, grek, po në këtë ditë, në Kaçanik ka dhuruar edhe 16 pako me barna për Spitalin e këtij qyteti. “Mendojmë që këto barna do t’i ndihmojnë popullatës së Kaçanikut”, ka thënë Nënkolonel Konstandinos Tsekmes .
KFOR-i, grek, po në këtë ditë, në Kaçanik ka dhuruar edhe 16 pako me barna për Spitalin e këtij qyteti. “Mendojmë që këto barna do t’i ndihmojnë popullatës së Kaçanikut”, ka thënë Nënkolonel Konstandinos Tsekmes T.