
Po ashtu komandanti i forcave grek, njoftoi se do t’a rregullojnë edhe oborrin e shtëpisë së pensionistëve. “Të gjithë rregullimin do t’a bëjëm ne, edhe shpenzimet edhe punën”, ka thënë Chatzitheofanous.
Nga ana tjetër, Vesel Berisha, kryetar i shoqatës së pensionistëve në Ferizaj, ka thënë se komandanti i forcave greke Chatzitheofanous ditë më parë kësaj shoqate i kishte bërë një vizitë. Berisha ka thënë se u janë mirënjohës KFOR-it grek për ndihmën që po ofron në vazhdimësi dhe për projektet bamirëse që do t’i zhvillojë së shpejti për shoqatën e pensionistëve. “KFOR- grek gjithnjë po na ndihmonë tashmë janë zotuar se çdo dy javë do të na bëjnë vizita të regullta mjesësore dhe do të bëjnë edhe rregullimin e infrastrukturës që është afër shoqatës së pensionistëve”, ka thënë Berisha.
U bë e ditur se batalioni i forcave greke, të gjitha këto shërbime për pensionistët e Komunës së Ferizajt është duke i bërë në mënyrë vullnetare.
Kushte më të mira për objektin ku qëndrojnë pensionistët në Ferizaj, si rregullimin e tij, rregullimin e oborrit si dhe shërbime mjekësore çdo 15 ditë për pensionistët e Komunës së Ferizajt, u ka premtuar të martën komandanti i KFOR-it grek, kolonel Georgios Chatzitheofanous