
Sipas numrit një të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ardian Ferizit, me këto projekte arrihet që banorëve të këtyre fshatrave t’ju sigurohet një jetë shumë më e mirë. “Banorët janë shumë të kënaqur me këto projekte, për shkak të asaj se këto janë projekte jetike për ta”, ka potencuar këtë fakt drejtori Ferizi.
Është bërë e ditur se shumë shpejt do të fillojë edhe ndërtimit i ri i qendrës së zjarrfikësve ku tashmë është duku u punuar në pastrimin e terrenit. Vlen të theksohet se këto dite do të fillojë edhe rregullimi i disa fushave sportive në disa fshatra të Komunës së Ferizajt. “Përveç ndertimit te shkolles se re ne Slivove, pastaj renovimi i shkolles ne Sazli dhe Komogllave, ne kemi edhe tri projekte të arsimit ku do të rregullohen fushat sportive në lagjen Omuraj të fshatit Greme, Doganaj dhe Zllatar”, ka sqaruar Ferizi.
Tash për tash po punohet edhe në disa projekte të cilat kanë mbetur në gjysmë nga viti i kaluar të cilat pritet të përfundojnë shumë shpejt. Në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit në Ferizaj, është bërë e ditur se shumë shpejt do të fillojnë së realizuara edhe shumë projekte të tjera të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me qytetarin.
Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria komunale e Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit, ka filluar së realizuara për këtë vit projekte të shumta të rrjetit të kanalizimit.