Kjo mbledhje është mbajtur me qëllim të vetëm që të gjithë të mobilizohen që ky vit shkollor të përfundojë sa më mirë . Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit, Agim Berisha drejtorëve të shkollave u ka thënë se të gjithë duhet të jenë të gatshëm dhe të përgatisin edhe shkollat e tyre në aspektin hixhienik për vitin e ri shkollor 2011-2012.
I pari i drejtorisë së Arsimit në Ferizaj , Agim Berisha është shprehur se edhe në vitin e ri shkollor do të vazhdojë të vizitojë të gjitha shkollat dhe kjo nuk do të përfundojë asnjëherë ata vazhdimisht do të vëzhgohen nga drejtuesit e drejtorisë komunale të Arsimit. “Që në shtator do të fillojmë me vizitat të tjera, dhe masat do të jene krejt tjera fare dhe mos të keqkuptohemi. Edhe pse kanë filluar të japin rezultate këto vizita ,por prap se prap nuk e kemi gjendjen mirë në të gjitha aspektet , megjithatë ne do të bisedojmë bashkarish”, ka potencuar Berisha.
Nga ana tjetër drejtorëve të shkollave fillore , iu është thënë që të kujdestarëve të klasave të nënta të thirrin një mbledhje urgjente me prindërit , për shkak se regjistrimi i tyre në shkollim të mesëm nuk do të bëhet ashtu siç është bërë deri më sot. “Kemi standarde të reja që plotësisht kanë gjetur mirëkuptim dhe përkrahje nga bordi i drejtorëve dhe në krye me kryetarin e komunës Bajrush Xhemailin dhe atë standard do ta zbatojmë nga ky vit. Ende nuk kemi ardh në përfundim por numri në paralele do të jetë 38 ,apo do të lëviz për një apo një më shumë, por numri do të jetë i caktuar dhe nxënësit do të regjistrohen vetëm sipas rezultateve që kanë arritur gjatë tërë viteve dhe në bazë të testi kombëtar që do të tregojnë me 29 qershor” ka thënë Berisha.
Drejtori Berisha është ndalur edhe tek protesta e nxënësve të mbajtura ditë më parë nga ana e semimaturantëve të shkollës së mesme të ulët “Gjon Serreçi “dhe të shkollës “Astrit Bytyqi”.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha ka ftuar në një mbledhje të gjithë drejtorët e shkollave fillore por edhe të mesme të qytetit tonë.