Në takimin e radhës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilin e ka kryesuar kryetari i komunës Bajrush Xhemajli është diskutuar për problemet që janë identifikuar nga disa takime me qytetarë që kanë zhvilluar organizatat joqeveritare Saferworld dhe FIQ, të cilat po zhvillojnë një projekt që synon mbështetjen e KKSB-së në fuqizimin e rolit të saj për siguri në bashkësi. Astrit Istrefi, nga Saferworld ka paraqitur një dokument përmbledhës të problemeve të sigurisë që qytetarët kanë përmendur në pesë takime me grupe të fokusuara.
Më pas është debatuar për këto probleme, ku kryetari Xhemajli është përpjekur që të adresoj secilin nga këto probleme, duke theksuar se do të shtohen përpjekjet e komunës për ato probleme që bien në kompetencat e saj. “Shumë çështje që janë adresuar, janë në programin tonë të punës”, ka thënë Xhemajli, duke shprehur mirënjohje për projektin e këtyre dy organizatave, për të cilat tha se i kanë lehtësuar punën, jo vetëm KKSB-së, por edhe Komunës, duke identifikuar brengat që qytetarët kanë.
Toger Qazim Reka, komandant i stacionit policor njoftoi për aksionin që ka zhvilluar policia ditë më parë, ku ka kontrolluar dhjetëra autobusë dhe automjete tjera, dhe ka zënë një numër thikash dhe armësh të ftohta tek të rinjtë, pas disa incidenteve që kishte në qytet. Ai përmedi rastin e mbrëmshëm, ku një i ri është i lënduar rëndë nga therrjet me thika. Rexhep Bajrami, këshilltar komunal dhe anëtar i KKSB tha se duhet të ndalohet shitja e thikave në treg.
Kenan Gashi theksoi se ndër problemet që kanë përmendur qytetarët është edhe mosefikasiteti i inspektoratit.Hajredin Sylejmani, është pajtuar me problemet e shumta që janë përmendur në shkollat e mesme dhe tha se në ditën që kishte tërmet në vend është parë sa me rrezik është numri i madh i nxënësve, duke përmdnur gjimnazin me 2800 nxënës.
Nënkolonel Shemsi Syla, komandant i njësisë për reagime të shpejta nga Komanda qendrore e FSK-së ka mirëpritur angazhimet e shtuara të KKSB dhe ka ofruar mbështetjen e FSK-së. Drejtori I Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Siguri, Ibrahim Hyseni poashtu ka folur për planet e drejtorisë për të punuar në zgjidhjen e problemeve të sigurisë dhe ka ndarë me anëtarët e KKSB-së një dokument të drejtorisë.
Shumë çështje që janë adresuar, janë në programin tonë të punës”, ka thënë Xhemajli, duke shprehur mirënjohje për projektin e këtyre dy organizatave, për të cilat tha se i kanë lehtësuar punën, jo vetëm KKSB-së, por edhe Komunës, duke identifikuar brengat që qytetarët kanë.