Në këtë mbledhje Kryetari i Komunës së Ferizajt,Muharrem Svarqa, ka theksuar se situata e sigurisë në qytetin tonë vazhdon të jetë e qetë.
“Komuna e Ferizajt, vazhdon të jetë ndër komunat më të qeta, më të sigurta në të gjitha rastet që e bëjnë komponentin e sigurisë dhe për këtë duhet të falënderoj të gjitha strukturat që janë përgjegjëse për sigurinë, ku komuna e Ferizajt, vazhdon të jetë një ndër komunat më stabile më të qetë në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryetari Svarqa.
Në këtë mbledhjes pos situatës së sigurisë, kanë diskutuar edhe një varg çështjesh të tjera, por ne theks të veçantë është diskutuar edhe migrimin ilegal i shumë ferizajasve jashtë vendit.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se për këtë çështje ka pasur takime të shumta me struktura udhëheqëse të policisë së Kosovës në Ferizaj.
Pos tjerash në këtë mbledhje është diskutuar edhe për shumë parkingjet që po bëhen vend e pa vend nga ana e qytetarëve, por edhe probleme të tjera të cilat kanë theksuar anëtarë të këtij këshilli.
Situata e sigurisë në komunën e Ferizajt, vlerësohet e qetë nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i kryesuar nga kreu i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, njëherësh edhe kryesues i këtij këshilli.