Gjatë këtij takimi të mbajtur sot nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi janë diskutuar çështje të ndryshme , ku në këtë kuadër ka qenë edhe orari i punës së lookaleve të natës, prej nga është edhe një zhurmë shumë e madhe e muzikës e cila i pengonë mjaft shumë banorët të cilët jetojnë afër tyre. Me këtë rast Kryetari Xhemaili është shprehur tejet falanderues ndaj policisë , për të cilat tha se kanë qenë në nivel të përgjegjësisë dhe janë marrë seriozisht me çështjen e respektimit të orarit të lejuar, deri në orën 23 të mbrëmjes.
"Kanë qenë disa kërkesa për orarin nga ana e pronarëve të lokaleve, disa alternativa të tyre dhe ne kemi zgjdhur si afat maksimal, orën 23. Kjo për të mos penguar as afarizmin e tyre dhe marrë parasush edhe vërejtjet e qytetarëve. Kjo ka qenë zgjidhja më e mirë dhe deri më tani është duke funksionuar, falë punës së mirë të policisë" ka thënë Xhemaili.
Nga ana tjetër ndihmës komandanti i Stacionit Policor të Feizajt, toger Fatmir Karaliti tha se deri më tani policia ka kryer detyrën si duhet dhe se edhe në të ardhmen, çështjes së respektimit të orarit do t’i kushtojë rëndësi parësore.
Gjatë këtij takimi drejtues të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi u kanë bërë thirrje të gjithë bujqëve që të mos bëjnë djegjën e hamullorve pas korrjës së grurit.
"Mund të shpërthejnë zjarre masive nga këto djegie, shpërndarje të zjarreve nëpër vendbanime apo pyje. Ndërsa djegia e hamulloreve shikuar në aspetin shkencor nuk i ndihmon asgjë tokës punuese, vetëm sa e degradon atë dhe për këtë bujqit duhet të jenë të vetedijshëm. Ne kërkojmë që të këta të kenë kujdes, të mos ndërmarrin hapa të tillë, ndërsa dihet se zjarrvënia edhe dënohet sipas ligjit" ka thënë kryetari i KKSB-së, Xhemaili.
Gjatë këtij diksutimi Kryetari Xhemaili ka njoftuar Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi se Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, në këtë sezon ka angazhuar 15 zjarrfikës me kontrata mbi vepër, për të rritur efikasitetin e punës së këtij institucioni emergjent, ndërsa është ndalur edhe tek projekti që në vitet në vazhdim synon ta realizojë, ndërtimi i një objekti apo punkti të zjarrfiëksve në rrugën "Enver Topalli", ekip që do të operojë nëpjesën e nënhekurudhës.
"Hekurudha nga lëvizjet e trenave shpesh mund të shkaktojë vonesa për zjarrfikësit, prandaj kemi në plan të ngrhim një objekt në pjesën tjetër, në të cilin do të operojë një apo më shumë ekipe zjarrfikëish ka thënë Xhemaili.
Ndër temat tjera që janë prekur ka qenë ajo e shtënave me armë në dasma, dëmtimet e shtëpive të pabanuara të serbëve në Babush, siguria në trafikun rrugor dhe tjera. Ndërkaq drejtori i Arsimit, Agim Berisha ka prezentuar një informatë mbi përfundimin e vitit shkollor dhe përgatitjet për fillimin e viti të ri, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek regjistrimi i nxënësve në klasa të dhjeta, sipas kritereve të parapara me konkurs, regjistrim ky që ka ndikuar në uljen e numrit të nxënësve nëpër klasë dhe regjistrimin në ato shkolla të mesme, ku e kanë vendin nxënësit, sipas suksesit të arritur.
Situata e sigurisë në komunën e Ferizajt, vlerësohet e qetë nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i kryesuar nga kreu i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, njehrësh edhe kryesues i këtij këshilli.