Koordinatorja e Shoqatës për persona me aftësi të kufizuar "Hendifer" Fazile Bungu, ka thënë se personat me nevojë kanë kërkesa të shumta, ndërsa sipas saj lëvizja e lirë dhe qasja në hapësirat dhe objektet publike mbetet prioritet.Ajo ka vënë në dukje se komuna duhet ti kushtoi nje kujdes edhe arsimimit të tyre dhe punësimit."Është punuar mjaftë në infrastrukturë mirëpo institucionet kanë bërë pak në përmirësimin e qasjes për këta persona.Ne kemi kërkuar lehtësira në qasje sidomos në vendkalimet dhe në institucionet publike" ka thënë Bungu, e cila ka adresuar shumë shqetësime që lidhen edhe me aspektin e shkollimit të këtyre personave duke përmend në radhë të parë transportin.
Personat me aftësi të kufizuar të Ferizajt në një debat të organizuar nga OSBE-ja u kanë kërkuar të mërkurën institucioneve lokale të bëjën më shumë në përmirësin e kushteve për qasjen e tyre në hapësirat publike, tu krijojnë më shumë kushte për shkollim dhe punësim.