Një pus testues i hapur ditë më parë dhe një tjetër i përfunduar sot, kanë shtuar gjasat se në këtë lokalitet ka sasi të bollshme të ujit nëntokësor e që praktikisht nënkupton fillimin e hapjes së puseve eksploatuese në këtë zonë.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka thënë se me hapjen e pusit të parë testues është bërë e ditur se janë 20 litra ujë për sekondë, gjë që jep shpresë se në këtë vend ka sasi të ujit dhe mund të bëhen investime në shumë segmente.
"Në këtë sipërfaqe mund të ketë sasi të mëdha të ujërave nëntokësore, të cilat jaë të dobishme dhe të rëndësishme për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për zonën e fshatrave: Fshat i Vjetër, Bibaj, Dardani dhe Zllatar", ka thënë Svarqa. Kreu komunal ka theksuar se këto shpime po bëhen me kërkesë të Qeverisë Zvicerane dhe sipas marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës dhe bankës austriake, 20 milionët e parë presin dorën e investitorëve, në këtë rast të Komunës së Ferizajt, e cila është aplikuese për ndërtimin e një fabrike të ujit, e cila do të kushtojnë nga 3-5 milionë euro.
"Ne llogarisim se do të kemi afërsisht pesë shpime të cilat do të bashkohen në një fabrikë të ujit dhe do të arrijmë nga 80-100 litra ujë për sekond, sigurisht se do ta fitojmë këtë projekt", ka thënë Svarqa.
Për shpimet dhe rëndësinë e tyre ka folur edhe drejtori i kompanisë rajonale të ujërave "Bifurkacioni", Faton Frangu, duke thënë se me këto shpime do të arrihet deri tek konkluzioni se a ka në këtë vend rezerva të ujit nëntokësor.
"Në bazë të pusit të shpuar më herët nga Qeveria Zvicerane, e dimë se ai pus ka sjell prurje diku rreth 20 litra për sekond, ndërsa ky pus që po hapet tash, ka gjasa të jap një sësi të ngjashme. Do të hapim edhe sy apo tri puse tjera testuese e më vonë do ta hapim puset eskploatuese, duke shpresuar se do të marrim nga 80-100 litra për sekond", ka thënë Frangu.
Drektori i kompanisë ka folur edhe për të metat e terrenit, duke vënë në dukje turbullirat, gjë që është i nevojshëm përpunimi i ujit, por për të arritur këtë duhet investuar.
"Ne kemi aplikuar për një kredi të butë, për ndërtimin e një minifabrike për përpunimin e ujit", ka theksuar Frangu.
Hapjen e puseve testuese hëpërhë është duke e realizuar me makineri kompania e ujëvare "Bifurkacioni" nga Ferizaj.
Në lokalitetin e Talinocit të Muhaxhirëve është duke vazhduar hulumtimi përmes shpimeve për gjetjen e sasive të ujit dhe testimi i presionit që mund të bëhet përmes pompimit.