Banorët e lagjes së tretë dhe të katërt të qytetit të Ferizajt, në takimin konsultativ që kanë filluar të mbahen për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2015-2017, kanë adresuar kërkesa nga më të ndryshmet në mënyrë që ato të hynë si prioritet.
Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Gafurr Ilazi, qytetarët ferizajas, i ka njoftuar lidhur me shumë projekte që janë në realizim e sipër, por edhe për projekte të tjera të cilat tashmë gjenden edhe ne Kornizën Afatmesme Buxhetore.
Nga ana tjetër, edhe drejtoresha e Financave Lirije Syla ka thënë se këto takime janë shumë të rëndësishme për t’i gjetur të gjitha prioritete që kanë qytetarët në mënyrë që hartimi i projektbuxhetit të jetë sa më i kompletuar.
Ndërsa qytetarët kanë kërkuar nga pushtetarët e Ferizajt, që në këtë projektbuxhet të futen, asfaltim rrugicash, rregullim kanalizimesh, ujësjellës, po ka pasur edhe të atillë që kanë kërkuar edhe strehë për familjet e tyre.
Të gjitha kërkesave të qytetarëve përgjigje iu dha edhe kreu i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili ka theksuar se shumicës e këtyre kërkesave do të futen në këtë projektbuxhet.
Takimet konsultative do të vazhdojnë të mbahen edhe gjatë ditëve në vazhdim.