Kënaqësi e veçantë të njohësh suksesin e mërgatës sonë në Suedi, siç është rasti me bashkëpronarët shqiptarë të kompanisë së eksportit “Adelina Gross AB”, Hajredin Osmanaj, Fatlum Lubishtani dhe Besnik Syla, kompani nga më të mëdhat e këtij vendi, që merr produktet ushqimore e bujqësore nga Kosova dhe i plason ato në tregjet e Evropës, duke krijuar kështu mbështetje direkte për prodhuesit vendor si dhe qindra vende pune për të interesuarit në këtë lëmi.
Një shembull i tillë i punës flet qartë për një vlerë biznesi, që mërgata shqiptare atje dhe kudo po e dëshmon vazhdueshëm.