Fillimisht panelistët që në këtë rast përfaqësonin institucionet gjyqësore dhe ato që kanë të bëjnë me drejtësinë kanë prezantuar punët dhe detyrat e punës që kryejnë secili ,duke iu referuar temës së diskutimit. Grumbullimi i lëndëve gjyqësore u konfirmua edhe nga institucionet përkatëse.
Edhe kryeprokurori komunal ,Shukri Jashari ,duke përmendur se po ballafaqohen me mungesë prokurorësh dhe hapësirë të paktë të punës ,tha se synim i prokurorisë është zgjidhja e lëndëve korruptive.
Kurse kryetari i Gjykatës komunale ,Bashkim Hyseni theksoi numrin jo të mjaftueshëm të gjyqtarëve,si pasojë e të cilit edhe po ndodh trashëgimi i lëndëve. Ndërsa Aishe Qorraj –Berisha,zëdhënëse e Këshillit gjyqësor të Kosovës sqaroi para të pranishmëve strukturën organizative të funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Për qytetarët e pranishëm në debat u shpërndanë edhe broshura ku jepeshin informacione rreth asaj se si dhe çka është ankesa, kujt duhet drejtuar ajo, çka nëse ankesa nuk merret parasysh apo nuk shqyrtohet, kush vendos për një ankesë etj. Shumica e pyetjeve të qytetarëve kishin të bënin me mos shqyrtimin e shpejtë apo edhe në kohë të duhur të lëndëve gjyqësore.
Përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykatës komunale, Prokurorisë, ata të Këshillit Lokal për siguri në Komunitete dhe qytetarë të komunës së Ferizajt , kanë marrë pjesë sot në një takim për informim publik lidhur me mekanizmat e ankesave për sistemin e drejtësisë, të cilat janë në dispozicion për qytetarët,në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe qytetarët” organizuar nga Qendra për ndihmë juridike dhe zhvillim regjional(Clard).