Bashkëpunimi i këtij viti mes Komunës së Ferizajt dhe platformës mediatike Kallxo. com mori vlerësimin e mirënjohjën e kësaj të fundit për të parin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Ishte sot, Diellza Luzha, gazetare e këtij mediumi që në emër të kësaj shtëpie mediatike, i ndau të parit të Ferizajt, Agim Aliu, mirënjohjen dhe disa dhurata të tjera për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që pati ky medium me Komunën e Ferizajt, gjatë vitit 2020.
Falënderues për mirënjohjen dhe dhuratat u shpreh edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu i cili tha se Komuna e Ferizajt është e përkushtuar në kultivimin e një raporti transparent, bashkëpunues e korrekt me këtë medium dhe të gjitha mediumet tjera me qëllimin e vetëm, informimin dhe pasqyrimin e drejtë të informacionit mbi punën e Komunës, tek qytetarët ferizajas.