Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në kafen e mëngjesit ka pritur doktoreshën e re, specialisten e Otorinolaringologjisë (ORL), Liridona Sejdiu – bijën e Dëshmorit të Kombit, Sejdi Sejdiu.
Kryetari Aliu, ka thënë se Liridona ishte e dalluar që në bankat e fakultetit si studente ekselente,e cila ka arritur të përmbushë jo vetëm ëndrrën e saj, por edhe amanetin e babait të saj për t’iu përkushtuar mjekësisë, kujdesit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet të lartë, ajo sot përfaqëson një vlerë të shtuar për shëndetësinë ferizajase.
E re në moshë, por e pjekur në dije dhe përvojë, doktoresha Sejdiu shquhet për qasjen e saj njerëzore ndaj pacientëve, përkushtimin maksimal në punë dhe vizionin e qartë për avancimin e shërbimeve shëndetësore. Ajo mbetet një shembull frymëzimi për brezin e ri dhe një dëshmi se sakrifica, puna dhe vullneti ndërtojnë histori suksesi.