Mbështetur në ligjin e buxhetit për vitin 2012, gjithashtu duke u mbështetur në instruksionet e marrura nga Ministria e financave, organizata jonë buxhetore ka filluar procesin e rishikimit të buxhetit për vitin fiskal 2012. Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, financave dhe buxhetit Mustafë Grainca me të pranuar udhëzuesin për këtë proces, ka shpërndarë tek të gjitha Drejtoritë komunale shkresën me përmbajtje të instruksioneve për procesin e rishikimit, duke kërkuar që secila drejtori të paraqes pas një analize të bërë kërkesat për ndryshimet në buxhetin e tyre, të cilat më pas drejtoria e Financave do të inkorporoj në propozimin për ndryshimet në buxhet, por gjithnjë duke patur parasysh edhe kufizimit e përshkruara në dokumentin për rishikim të buxhetit.
Gjithashtu në këtë drejtim janë zhvilluar dy takime të drejtorëve me me ushtruesin e detyrës së kryetarit të komunës Besim Zymberin.
Organizata jonë buxhetore sipas të dhënave në dokumentin për rishikim të buxhetit këtë proces duhet ta përfundoj deri më 28.05.2012 dhe po në këtë datë ta dorëzoj edhe pakon e rishikuar buxhetore në Ministrin e financave.