Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni ka theksuar se ndërtimi i kësaj qendre është i një rëndësie shumë të madhe dhe kjo po bëhet për qytetarët ferizajas. “Është një objekt jo edhe shumë i madh, por jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për qytetin tonë, kaherë të nevojshëm dhe të domosdoshëm që do te ketë një vlerë të madhe për shërbimet që ofrohen qytetarëve”, ka thënë Hyseni, duku shtuar se punimet janë duku u zhvilluar me një dinamikë mjaft të madhe. “Plani dinamik është 100 ditë pune, ka disa ditë që ka fillu ndërtimi dhe në bazë të mjeteve që janë ndarë, pritet të kryhet sivjet, ndërsa vitin e ardhshëm kemi paraparë të gjitha pajisjet e nevojshme dhe teknologjinë që i duhet dhe sipas në planifikimit tonë të ndarë në dy faza në dy segmente përafërsisht vitin e ardhshëm do të jetë për fillim të punës”, tha Hyseni.
Vlera e këtij objekti kap shumën rreth 240 mijë euro.
Këtë të martë kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni si dhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian Ferizi, kanë inspektuar nga afër punët që po zhvillohen në ndërtimin e Qendrës Emergjente në Ferizaj.