Këtë të enjte ka filluar të bëhet asfaltimi fazës së dytë të rrugës “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj.Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi ka theksuar, se sot po bëhet faza e dytë e asfaltimit edhe pas kritikave të shumta të opozitës, kinse kjo rrugë nuk është rregulluar ashtu siç duhet. “Njëra prej arsye se kjo rrugë është përfolur shumë dhe tashmë janë bërë të gjitha përmirësimet e nevojshme nga ana e kompanisë e cila ka fituar tenderin, ndërsa sot po bëhet edhe faza e dytë e asfaltit”, ka thënë Ferizi, duke shtuar se faza e dytë e asfaltimit të kësaj rruge do të përfundojë sot.” Ne do ti bëjmë analizat e asfaltit pasi të asfaltohet dhe do të vërtetojmë se në rast rast se ka defekte ne do ta detyrojmë prap kompaninë që të bëjmë të gjitha përmirësimet e nevojshme “, tha Ferizi.
Ndryshe u bë e ditur se [pikërisht gjatë ditës së sotme Komuna e Ferizajt, ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Infrastrukturës, për vazhdimin e asfaltimit nga rruga “Arsim Bega” deri tek “Ura e Isalmit”. Është vlerësuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një plus i madh edhe për infrastrukturën e Komunës së Ferizajt, për shkak se kjo rrugë po vazhdohet dhe nuk do të mbetet në gjysme.
Ministria e Infrastrukturës, ka ndarë sot 200 mijë euro për vazhdimin e asfaltimit prej rrugës “Arsim Bega” e deri tek “Ura e Islamit”.