Nga mbrëmë në qytetin e Ferizajt, ka filluar aksioni i eliminimit të qenëve endacakë. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të kësaj drejtorie. Sipas drejtorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Safit Halilit, ky aksion ka filluar në bazë të ankesave që kanë pasur qytetarët dhe nga rreziku që kanë shkaktuar çdo ditë për qytetarët.”Aksionin e kemi marrë duke pasur parasysh rrezikun që iu kanosej qytetarëve çdo ditë, e posaçërisht nxënësve dhe ne e pamë të arsyeshme që një aksion të tillë për eliminimin e qenëve ta bëjmë pikërisht në këtë kohë”, ka thënë Halili.
Në këtë aksion do të përfshihen të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit, por edhe fshtarat e Komunës së Ferizajt. Aksioni është paraparë që të fillojë nga ora 1 e mesnatës deri në ora 6 të mëngjesit në qytet, ndërsa në fshatra nga ora 6 deri në orën 12. Sipas Drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillim Rural në Ferizaj, Safit Halili, në këtë aksion kanë kontribuar edhe mekanizma të tjerë.
Drejtues të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural thanë se në këtë aksion do të angazhohen Shoqata e Gjahtarëve si dhe kompania “Pastërtia”për bartjen dhe varrosjen e tyre,ndërsa në asistim të aksionit do të jetë edhe Policia ,atëherë kur aksioni zhvillohet në fshatra,kanë thënë zyrtarët.
Drejtoria Komunale e Bujqësisë për këtë aksion ka ndarë rreth 4 mijë euro.
Në aksion do të përfshihen të gjitha rrugët dhe rrugicat, por edhe fshatrat e Komunës së Ferizajt