Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, mori pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar atdhetar dhe ish të burgosurit politik, Imer Grainca.
Me këtë rast, Aliu u shpreh:
“Zemërthyer i dhamë sot lamtumirën e fundit veprimtarit të shquar atdhetar, emblemës së përpjekjeve për lirinë, flamurtarit të saj që frymëzoi dhe dha shembullin lavdiplotë me veprën e tij – ferizajasit të shquar, Imer Grainca.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Ngushëllime familjes Grainca, bashkëveprimtarëve, miqve dhe të njohurve të të ndjerit!
Pushoftë në parajsën e paskaj shpirti i tij fisnik”, përfundoi Kryetari Aliu.
Varrimi i të ndjerit u bë më nderime të larta.