
Për dallim nga viti i kaluar këtë vit sektori i Gjendjes civile është i pajisur mirë edhe me formularë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa bashkatdhetarëve do t’u ofrohen shërbime shumë të shpejta dhe cilësore.”Kjo është bërë e mundur edhe në bazë të reformimit si dhe realizimit të disa projekteve të cilat janë bërë në gjendjen civile që pa dyshim do të reflektohen edhe në efikasitetin dhe në azhuritet e realizmit të kërkesave të qytetarëve”, tha Zhinipotoku.
Është bërë e ditur se nëse shtohen kërkesat e qytetarëve gjatë muajve të verës, sektori i Gjendjes civile të rritet edhe orari i punës vetëm e vetëm që qytetarë të jenë sa më të kënaqur me shërbimet që ofron komuna dhe kërkesat e tyre të kryhen në një afat të shkurtër.
Por sa në fakt duhet të pres një qytetarë për një certifikatë? “Në bazë të projekteve që kemi realizuar në sektorin e Gjendjes civile që e kemi rrit azhuritetin, koha optimale mund të them është 10 minuta nëse ka pala gjithë dosjen e kompletuar dhe pajiset me dokumentacionin që e kërkon. Një problem i cili tash për tash është ai që mungojnë librat amzë prej vitit 1993 deri në vitin 1998 dhe qytetarët që janë të lindur në këtë periudhë kohore duhet të bëhet një ri regjistrim i tyre, edhe pse ne jemi plotësisht të përgatitur edhe për këtë çështje vetëm e vetëm që qytetarët të jenë të kënaqur me çdo lloj shërbimi”, tha Zhinipotoku.
Ndryshe edhe qytetarë janë të kënqur me shërbimet që ofrohen në sektorin e Gjendjes civile në Ferizaj.”Jemi të kënaqur se vërtet për të marr një certifikatë nuk duhet të presësh fare, ajo certifikatë bëhet shumë shpejt”, është shprehur Liridona Shabani, një studente ferizajase.
Në sektorin e Gjendjes civile qytetarët mund të nxjerrin certifikatë të lindjes, të statusit martesor,certifikatë familjare, certifikatë të vendbanimit, si dhe certifikata të vdekjes.
Në sektorin e Gjendjes civile në Ferizaj, janë shtuar kërkesat e qytetarëve për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme, nga ana e bashkatdhetarëve tanë.