Ish-deputeti i palamentit britanik, laburisti John Grogan, tha sot në Ferizaj se do të përpiqet për të forcuar më tej lidhjet tashmë të krijuara të Ferizajt me qytete angleze si Manchester dhe Oldham.
Gjatë një vizite në Komunën e Ferizajt, ish deputeti Grogan, u njoftua nga kryetari Muharrem Svarqa, me vizitën e një delegacioni ferizajas në Angli dhe me lidhjet e krijuara me këtë rast me parlamentarë dhe udhëheqës të Manchesterit e Oldhamit.
“Z. Grogan është një ndërmarrës në fushën e minierave, është politikan me përvojë, mik i ish kryeministrit britanik Tony Blair, i ish-presidentit Rugova dhe një lobues për të mirën e Kosovës. Ai po viziton disa komuna në Kosovë dhe shpresojmë të na ndihmojë për të krijuar lidhje më të ngushta me qytetet angleze”, tha kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa.
Ndërsa ish-deputeti britanik John Grogan tha se ishte në dijeni për vizitën e kreut të Ferizajt në Angli, muajin e kaluar dhe se përpjekjet e tij do të jenë drejt forcimit të lidhjeve tashmë të krijuara me Ferizajn. Ai foli për një komunitet gjithnjë e më të fuqishëm kosovarësh në Angli, i cili po përpiqet për lidhje më të forta ekonomike ndërmjet qyteteve të atjeshme me qytete si Ferizaj.
Ish-deputeti Grogan tha se shpresonte të zgjedhej sërish deputet vitin e ardhshëm dhe të punonte për të çuar përpara interesimet e tij edhe sa i takon investimeve në Kosovë, përfshirë inkurajimin e investimeve në Trepçë. Ai konstatoi se stabiliteti politik në Kosovë dhe në Ballkan, i cili po përparon vazhdimisht, është faktor kryesor i përcaktimit të të huajve për investime në këtë mjedis.
Ish-deputeti i palamentit britanik, laburisti John Grogan, tha sot në Ferizaj se do të përpiqet për të forcuar më tej lidhjet tashmë të krijuara të Ferizajt me qytete angleze si Manchester dhe Oldham.