
Projekti në fjalë i rehabilitimit nënkupto edhe instalimin e gypave edhe në disa zona tjera ku më parë nuk ka pasur afre rrjet të ujësjellësit
"Ky projekt parasheh që krahas rehabilitimit të rrjetit ekzistues të instaloi rrjetin edhe në rrugicat ku më parë nuk ka pasur rrjet. Veç kësaj pjese ky rrjet do të shtrihet dhe në rrugët "Astrit Bytyqi" dhe "Hasan Prishtina" duke u lidhur kështu me rrugën "Rexhp Bislimi".Investimet për këto projekte kapin shumë e mbi 4 milion eurove dhe më këtë po përfundojmë ciklin e investimeve në ujësjellësit e qytetit dhe fshatrave ashtu siç edhe kemi premtuar" është shprehur kryetari Aliu .
Në anën tjetër,drejtori i kompanisë rajonale për ujë "Bifurkacioni", Faton Frangu, ka thënë se aktualisht investimet në këtë pjesë që po bëhen kapin shumën e 740 000 eurove, mjete këto të siguruara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Sipas tij mikqyrjen e projektit është duke e bërë kompania "Bifurkacioni", ndërsa teknikisht ekzekutimi i punimeve është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë."Pritet që në muajin nëntor të inaugurohet ky projekt i cili do tu siguroi ujë të mjaftueshëm banorëve të kësaj zone" ka thënë Faton Frangu.
Ndryshe, është paralajmëruar se së shpejti do të fillohet edhe me projektet e sigurimit të burimeve alternative të ujit për komunën e Ferizajt.
Në pjesën juglindore të qytetit që përfshinë lagjen "Vezir Jashari" me të gjitha rrugicat e saja, ka filluar projekti i rehabilitimit të rrjetit të vjetërsuar të ujësjellësit, një projekt i përbashkët disa milionësh i qeverisë zvicerane, qeverisë së Kosovës dhe Komunës.