Numri një i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu,ka theksuar se qëllim parësor i tij do të jetë cilësia në projektet që po realizohen në territorin e Komunës së Ferizajt. “Ne kemi një objektiv të qartë se cilësia e punimeve të jetë edhe më e lartë me e vlerësuar, sepse është përkushtim i jonë në kontinuitet të kemi një cilësi më të mirë, andaj më për së afërmi do të përcjellim punën siç e kemi përcjellur edhe para dy ditë edhe përmes organeve mbikëqyrëse, sepse me mbikëqyrje sigurohemi se projektet po vazhdojnë sipas dinamikës, por edhe në bazë të cilësisë që është në kontratë”, është shprehur kryetari Aliu, ndërsa ka theksuar se edhe më parë ka pasur vërejtje të caktuara në punën e operatorëve të ndryshëm ekonomike.”Andaj ne kemi fillu me kompaninë mbikëqyrëse dhe ne po i shohim edhe rezultatet e parë se cilësia është duku u ngritur vazhdimisht dhe ne do të vazhdojmë që edhe më tutje kjo cilësi të ngritet dhe këto punë të kryhen sa më mirë dhe sa më mbarë”, ka potencuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Ndër të tjera kryetari Aliu, ka theksuar faktin se kompania mbikëqyrëse është duke përcjellur me shumë përgjegjësi është duku inespktuar punët në të gjitha projektet që janë duku u zhvilluar në Ferizaj. “Kjo kompani do të vazhdojë në këtë mënyrë, sepse do ta ketë edhe përkrahjen tonë në mënyrë që të evidentohet çdo e metë e çdo operatori ekonomik, që nuk është në përputhje me kontratën dhe në momentin kur kjo nuk do të jetë në përputhje me kontratën ne do të vazhdojmë me masat ligjore që janë paraparë me atë kontrate. Do të ketë ndëshkime dhe do të kërkohet edhe ndërprerja e punimeve dhe do të vazhdohet me ritenderim”, ka përfunduar Aliu, duke ritheksuar se qëllimi primar është që të ketë cilësi në përfundimin e punimeve.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian Ferizi, ka theksuar se projektet që po realizohen Komuna e Ferizajt, do të përfundojnë në nëntor të këtij viti. “Të gjitha këto projekte do të përfundojnë me kohë, në përjashtim të atyre projekteve që janë dy vjeçare të cilat tashmë ka filluar të punohet”, ka thënë Ferizi.
Ndryshe bëhet e ditur se projekti i asfaltimit dhe zgjerimit të rrugës në fshatin Gaçkë vetëm faza e parë do të kushtoje rreth 165 mijë euro, ndërsa sa i përket kanalizimit në fshatin Manastirc i cili projekt është dy vjecar kushton rreth 180 mijë euro, ndërsa projekti i Nerodimës së Poshtme dhe Nerodimës së Epërme do të kushtoj afër 170 mijë euro.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorin e Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizin, kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në asfaltimin dhe zgjerimin në fshatin Gaçkë, rregullimin e kanalizimit në fshatrat, Manastirc, Nerodime e Poshtme dhe në Nerodime të Epërme.