Edhe inspektorët e komunës së Ferizajt, kanë filluar askionin për kapjen e mallërave të mundshme të kontrabanduara nga Serbia, pas vendimit të masave të reciprocitetit i cili është marr nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Sipas të parit të drejtorisë së inspektoratit komunal David Demës, të gjithë inspektorët tashmë po vëzhgojnë nga afër të gjitha marketet, se a posedojnë apo jo , mall të kontrbanduar nga Serbia.“ Inspektorët kanë marr aksion shumë të gjerë dhe po kontrollojnë marketet e ndryshme të Ferizajt. Ata po kontrollojnë edhe mallrat me afat të skaduar të cilët kanë qenë nga Serbia, por edhe ato të kontrabanduara” ka thënë Demaj, ndërsa ka shtuar se edhe qytetarët kanë filluar të bëjnë bojkotimin e këtyre mallrave, por edhe shitësit e lokaleve të ndryshme.”Disa prej qytetarëve i kanë djegur ato mallra” ka potencuar Demaj.
Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit komunal David Demaj, ka theksuar faktin se deri më tani inspektorët nuk kanë hasur në mall të kontrabanduar nga Serbia.”Inspektorët kanë hasur vetëm në malllra të cilat kanë qenë, por jo mall të ri i cili ka mundur të hy pas masave të reciprocitet”, ka përfunduar Demaj.
Nuk ka mall të kontrabanduar nga Serbia