Tryeza e sotme dhe të tjerat që po i organizon inspektorati, u tha se synojnë të promovojnë dhe t’ua sqarojnë qytetarëve qasjen për adresimin e të gjitha shqetësimeve që lidhen me punën e policisë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, e përgëzoi inspektoratin për këtë nismë, duke vlerësuar se sundimi i ligjit, transparenca dhe bashkëpunimi me qytetarët e Kosovës, janë shtyllat e ndërtimit të shtetit demokratik.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, vuri në dukje se organet e rendit po bëjnë përpjekje për të garantuar siguri për qytetarët e Kosovës, ndërkohë që individë ende të paidentifikuar po përpiqen që me incidente, si djegie makinash zyrtare, të përhapin frikë e pasiguri.
Përfaqësues të Inspektoratit Policor të Kosovës, bënë të ditur se gjatë vitit të kaluar, në adresë të këtij institucioni janë bërë 1.237 ankesa nga qytetarët, shmica prej të cilave kanë qenë për shkelje disiplinore nga ana e policëve, ndërsa një numër simbolik – për vepra me elemente penale. Zyrtarët e inspektoratit dhe të policisë u bënë thirrje qytetarëve që të paraqesin vërejtjet dhe ankesat e tyre ndaj shkeljeve eventuale të të të drejtave të tyre që bën policia, duke u paraqitur drejtpërdrejt tek inspektorati, përmes telefonit 080003333, ose përmes web-faqes ipk.rks-gov.net. Ata garantuan procedimin e çdo kërkese apo ankese në adresën e duhur.
Gjithashtu u bë e ditur se Inspektorati Policor i Kosovës deri tani ka hapur tri zyra rajonale dhe pritet t’i hapë edhe disa zyra të tjera, përfshirë edhe zyrën në Ferizaj, në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë adresimin e vërejtjeve.
Inspektorati Policor i Kosovës, së bashku me ICITAP, Divizionin për siguri në bashkësi, Policinë e Kosovës dhe Ekipet vepruese për siguri në bashkësi, mbajti sot në Ferizaj një tyezë me temë: “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës”.