Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të institucioneve drejtuar qytetarëve për të mos ndezur zjarre në hapësira të hapura, raste të tilla vazhdojnë të evidentohen.
Pas një raportimi nga qytetarët, Inspektorati Komunal ka dalë në terren, ku gjatë inspektimit në fshatin Doganaj ka hasur një person duke ndezur zjarr, në kundërshtim me thirrjet dhe rregullat në fuqi.
Për këtë shkelje, inspektorët komunalë i kanë shqiptuar personit një gjobë në vlerë prej 500 eurosh.
Komuna u bën sërish thirrje të gjithë qytetarëve që të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura, pasi ato paraqesin rrezik serioz për përhapjen e flakëve, dëmtimin e mjedisit, si dhe rrezikimin e jetës dhe pronës.
Inspektorati Komunal njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ndaj çdo shkelësi do të merren masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.