
Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal ka dal në vend ngjarje duke bërë konstatimin e gjendjes dhe iniciuar procedurën përkatëse përkitazi me rregullat e inspektimit. Me këtë rast, ai ka deklaruar “Aksioni i sotëm është ndërmarrë në disa subjekte afariste është ndër aksionet më të mëdha që kemi ndërmarrë kohëve të fundit, për të siguruar qytetarët për cilësinë e produkteve që ofrohen në treg. Ne sot kemi konfiskuar dhe asgjësuar një sasi prej afro 1 ton mish dhe nënprodukte të tij të cilat janë kualifikuar si të prishura, dëmtuara dhe të skaduara. Ky aksion do të vazhdohet dhe zgjerohet edhe ditëve në vijim. Kemi mbështetjen e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të gjitha veprimet tona operative në terren. Ftoj qytetarët ferizajas që të bashkëpunojnë me Komunën e Ferizajt, gjegjësisht Inspektoratin Komunal për të denoncuar rastet kur hasin në produkte që nuk përmbushin kushtet e nevojshme higjieno-sanitare, apo vlerësojnë se janë të dyshimta për konsum. Ne jemi të gatshëm 24 orë në 7 ditë të javës t’i përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. Aksione të tilla do të ketë edhe në segmente të tjera brenda domenit të Inspektoratit Komunal” theksoi koordinatori Berisha.
Një aksion i tillë ka ndodhur në vazhdën e disa veprimeve për rritjen e kontrollit dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi të ndërmarra nga Inspektorati Komunal, veprime këto që ditëve në vijim do të shtrihen edhe në fusha të tjera për inspektim.