Drejtori i drejtorisë komunale të Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi këtë të mërkurë ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “ Daut Dauti” , në fshatin Prelez të Muhaxherëve, si dhe në rrugën “Ahmet Hoxha” ku po bëhet instalimi i rrjetit të kanalizimit. Ai më këtë rast ka theksuar se këto projekte të kanalizmit ,kanë një rëndësi shumë të madhe dhe po punohet mjaft shumë që qytetarëve t’u ofrohen kushte sa më të mira për jetë. ”Sivjet janë rreth 9 fshatra që ka filluar instalimi i rrjetit të kanalizimit dhe pritet të përfundojë këtë vit , psh vetëm në fshatin Rakaj planifikohet që punët të zhvillohen edhe vitin e ardhshëm. Ndërkaq , për fshatarat tjera duke filluar nga Prelezi i Muhaxherëve, Sazli , Mirash , Sojevë, Papaz , Zaskok dhe Pleshinë , punët mbi 90 për qind do të përfundojnë gjatë këtij viti”, ka thënë drejtori Ferizi, ndërkaq ka theksuar faktin se do të ketë edhe disa intervenime të tjera në disa fshatra të komunës së Ferizajt. “Po ashtu do të kemi intervenime në fshatin Manastirc dhe në fshatin Greme , këto janë kanalizime në zonat rurale, ndërsa në zonë të qytetit në të gjitha ato rrugë ku nuk ka kanalizim fekal dhe atmosferik” tha Ferizi.
Drejtori i Drejtorisë komunale të Planifikimit , Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj , Ardian Ferizi ka thënë se është duku u punuar me intenzitet të shtuar edhe në asfaltim të rrugëve, ku tashmë dy prej tyre janë asfaltuar dhe shumë shpejt pritete të asfaltohen edhe rrugë të tjera. Nga ana tjetër qytetarët janë tejet të kënaqur me punët që po bëhen në fshtara por edhe në qytet. Ruzhdi Skorca, banor i fshatit Prelez të Muhaxherëve , ka thënë se kjo ka qenë një nevojë jetike për ta që të bëhen me rrjet të kanalizimit. “ Ma të gëzueshëm kurr nuk jemi kanë, na kanë pshtu me këta, na jemi të kënaqur deri në pikë të fundit. Asnjëher skemi mujt mi hap as dritaret për shkak se kundërmonte era e kanalizimit” ka thënë Skorca.
U bë e ditur se vlera e këtyre investimeve është rreth 5.3 milion euro , duke mos e llogaritur këtu edhe renovimin e shkollave që do të bëhen.
Drejtues të drejtorisë komunale të Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimin në Ferizaj, kanë inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në komunën tonë.