Për të parë nga afër këto punime këtë të mërkurë doli edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai u nda i kënaqur me punimet që po bëhen në kë t projekte shumë të rëndësishme për qytetarë t ferizajas.
“Këtu po punohet në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, është një riparim ku në vend të gypave që kanë qenë të formës së azbezit, po vendosen gypa me modern që përdoren gjithkund në Kosovë s por edhe në botë , kë tu do të vendosen gypa të plastikë s së përpunuar, dhe po punohet në sanimin e këtyre rrjeteve të ujësjellësit në 15 rrugë të qytetit të Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se ky është një projekt që po realizohet përmes kompanisë Bifurkacioni, ndërkaq investimet janë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, në të cilin po participon edhe komuna.
Nga ana tjetër drejtori i kompanisë Bifurkacioni,Faton Frangu, ka thënë se më këto projekte të sanimit të rrjetit të ujësjellësit, po mundohet që të zvogëlojnë edhe humbjet e ujit.
Me kë të rast qytetarë ve ferizajas iu është bërë apel që të bëjnë edhe pagesat e tyre ndaj kësaj kompanie, sepse përmes pagesës edhe investimet do të jenë më të madhe dhe qytetarët do të kenë më shumë ujë të pijshëm. Aktualisht nga Fabrika e ujit në Pleshinë , ka kapacitet për 200 litra ujë për sekondë për qytetarë t ferizajas.
Aktualisht në qytetin e Ferizajt, po punohet edhe në shumë projekte të ujësjellësit të qytetit.