
Gjatë këtij inspektimi, punëkryesit njoftuan hollësisht Kryetarin e Komunës Agim Aliu, për evoluimin e këtij projekti, ritmin e punës dhe punët e përfunduara.
Me këtë rast, edhe Kryetari i Komunës, Agim Aliu u shpreh i kënaqur me dinamikën e punës dhe cilësinë e punimeve duke theksuar se Komuna e Ferizajt është e vendosur që çdo projekt infrastrukturor ta mbikqyrë vazhdimisht, veçanërisht në cilësinë e punimeve për të siguruar përfundimin me kohë, të plotë e sipas standardeve të projekteve infrastrukturore të filluara.