Panelistët kontribuan në informimin lidhur me punën e institucioneve të drejtësisë në lehtësimin qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Fillimisht përfaqësuesi i INPO-s Samir Reka, tha se informimi i qytetarëve me kohë për punën e organeve të drejtësisë dhe akterët e tjerë do të ndikoi dukshëm në rritjen e besimit të qytetarëve tek këto institucione.
UD i kryetarit të Gjykatës Themelore, Sahit Krasniqi, këtë takim e ka vlerësuar të një rëndësie të madh, ngase sipas tij të gjithë qytetarët duhet të dinë për punën e gjykatave. “ Në Gjykatën Themelore punon edhe zyrtari për informim i cili merret me çështjen e informimit të publikut lidhur me punën e cila bëhet në gjykatë. Kjo zyrë mbanë kontakte me mediet dhe përmes tyre edhe me qytetarët ”, ka thënë Krasniqi.
Këtë takim e ka vlerësuar edhe UD i prokurorit komunal, Rasim Maloku,ndërsa kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se vazhdimisht ka qenë cak i sulmeve, pakënaqësive dhe i kërkesave të vazhdueshme për rritjen e transparencës, pikërisht nga organizata INPO.
“Jemi të interesuar për rritjen e transparencës në përgjithësi, për rritjen e mundësive për një sensibilizim më të madh të opinionit publik dhe qytetarë, për bashkëpunimin e drejtpërdrejt me këto institucione si garance e zhvillimit të demokracisë në përgjithësi, në mënyrë që ne të kemi një jetë më të sigurte, një jetë e cila e do të mbrohet nga këto institucione përmes instrumenteve dhe mjeteve juridike që janë me Kushtetutë dhe me ligjet tona”, ka thënë kryetari Svarqa.
Ndër problemet kryesore që u shtruan edhe nga pjesëmarrësit e tjerë ishin mosfunksionalizimi në kohë i Zyrës për Informim pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, mungesa e një zyrtari për informim pranë Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e cila shkakton kufizim në qasjen ndaj informatave. U tha se Gjykata Themelore në Ferizaj përballet me mungesën e gjykatësve dhe si rrjedhojë e kësaj ekziston një numër i madh i lëndëve të pavendosura. Gjithashtu mungesa e një faqeje elektronike për Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë ishin njëra ndër shqetësimet qe u ngritën nga qytetarët. Ndryshe nga debati dolën edhe disa rekomandime si:funksionalizimi i Zyrës për Informim, mundësia për themelimin e një zyreje të informimit për Prokurorinë, rritja e informimit për institucionet si Noteria dhe Ndërmjetësuesi, krijimi i faqeve elektronike në Gjykatën Themelore dhe Prokurori si dhe adresimi i disa çështjeve për procedurë të ndërmjetësimit me qëllim të zvogëlimit të rasteve të pavendosura.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
Organizuar nga Organizata joqeveritare "Iniciativa për progres" (INPO) të hënën në Ferizaj është mbajtur një debat publik me institucionet e drejtësisë dhe qytetarë, në fokus të së cilit ka qenë ngritja e besimit dhe pjesëmarrjes të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Me këtë rast u fol për rëndësinë e informimit të qytetarëve nga institucionet e drejtësisë, me qëllim të ngritjes së besimit në këto institucione.