Kompanitë ferizajase gjatë gjithë pandemisë së virusit COVID-19 kanë qenë shembull i mbështetjes për institucionet lokale e përmes tyre qytetarëve në nevojë në tejkalimin më me lehtësi të kësaj situate. Kështu edhe kompanitë e mirënjohura “Il Cammino” dhe “Outlet Center” me pronar Afrim Bucaliun ofruan sot një donacion prej 150 pakosh veshmbathje në vlerën 5,000 euro për nevojtarët ferizajas.
Ky është një solidaritet rrallë i hasur, një vlerë që shquan Ferizajn e ndërmarrësit e saj, për të cilën Komuna e Ferizajt shpreh falënderim publik.