Qysh me studimet në Fakultetin e Mjekësisë, gjer tek kontributi si mjek i përgjithshëm deri në vitin 1990 kur dhunshëm u largua nga puna nga organet e masave të dhunshme, që e shtyn që bashkë me Dr. Mehmet Tahirin të themelojnë ordinancën private “Jeta” e cila shërbeu edhe si bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, ku u morën vendime të shumta e me rëndësi për shërbimin shëndetësor ushtarak për Zonën Operative të Neredimes ku ndër më të rëndësishmet ishte vendimi për themelimin e Spitalit Ushtarak të UÇK-së në Zonën Operative të Neredimes, e cila shërbeu edhe si bazë për themelimin e Spitalit të sotëm të Ferizajt, ndërprerja e specializimit për sëmundje të brendshme më 1997 për t’iu bashkuar luftës çlirimtare deri në çlirim më 1999, emërimi nga Shtabi i UÇK-së për ZO Neredime si drejtor i Shërbimit Parësor Shëndetësor (Shtëpisë së Shëndetit), ku qëndroi dy muaj, për të vijuar specializimin e ndërprerë dhe pas kthimit nga specializimi ku themeloi Repartin e Internos në Spitalin e Ferizajt duke qenë shef i repartit e më pas edhe Kryeshef i Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme deri në pensionim në vitin 2018, si dhe puna aktuale si internist në Poliklinikën “Medina” që bën punën e tij, vepër të çmueshme për shoqërinë ferizajase e më gjerë.