Përmes një konference për gazetarë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni ka thënë se kritikat e LDK-së ishin të shpërndara në disa segmente të caktuara që nuk i takonë kësaj drejtorie. Duke filluar nga akuza e e politikave të punësimit,gjë kjo e cila nuk ka të bëjë asgjë më të vertëtën . “Sa i takon entit rajonal të punësimit, është fakt shumë i ditur se nuk menagjohet nga komuna, por ka statutin e një organizate të tipit regjional dhe i jep llogari direkt ministrisë përkatëse”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se enti për punësim ka rol ndërmjetësues e rekomandues e nuk mirret ekskluzivisht me punësimin e njërëzve.
Ndërsa akuzës së LDK-së, se kompanitë publike janë shndërruar në vatra punësimi për njerëzit të afër me pushtetin, Hyseni ka thënë se edhe ato kompani janë të tipit regjional. “Komuna ka marëdhënie kontraktuale me ato kompani dhe është e vërtetë që ka një funksion të monitorimit, por më shumë në kërkim të shërbimeve sa u takon punëve që i kryejnë ata dhe apsolutisht nuk merr pjesë në politikat e punësimt”, është shprehur Hyseni.
Ndër kundërpërgjigjjet e tjera që ka dhënë Hyseni, ishte edhe ajo se nga këndvështrimi social dhe nga menagjimi i drejpërdrejtë që u bëjnë qendrave për punë sociale, për t’a është lajm i mirë nëse një rast social punësohet në ndonjë kompani çoftë ajo publike apo private. “Madje, zyrtarët e LDK-së, ngatërruan edhe skemën sociale me shërbimet sociale. Tarifat, koificientin nuk e vendos komuna, nuk është zbuluar kjo për herë të parë, kjo është fakt i ditur, ne edhe në mënyrë publike kemi ngritur me kohë të gjitha vërejtjet, kemi dërgu edhe shkresë zyrtare për kriteret e skemës sociale edhe për koificientin e ulët edhe për disa kritere tjera famkeqe”, ka spikatur Hyseni, duke bërë të ditur se ligji i skemës sociale është në riprocedim dhe se ka arritur gati në fazën e projekt ligjit për ndryshim, e që vërejtjet dhe rekomandimet e dhëna nga kjo drejtori kanë pasur vend. “Qendra për punë sociale, përbëhet nga punëtorët profesional, nuk e dim cilit subjekt i takojnë, të gjitha ata që ishin të punësuar që 4 vite prej se jemi ne në pushtet si PDK dhe AKR, ende ata punëtorë vazhdojnë të mbeten të njejtit”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa sa i përket projekteve sociale që kanë zënë vend të Kornizën Afatmesme Buxhetore 2012-14 janë parë me shqetësim nga LDK. Vlera e projekteve prej 350 mijë eurosh, sipas tyre është e paktë për të mbuluar kërkesat e skamnorëve, ndërsa fondet e shpenzuara, sipas tyre, asnjëherë nuk bëhen transparente gjë që ngjallin dyshime për menaxhim dhe destinim jo të drejtë të tyre, për këtë Hyseni ka thënë se konkretisht për këto mjete bëhet fjalë për subvencione, për të cilat egziston kategorizim i çartë. “350 mj euro janë dhënë me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2012-14, për subvencione që ndahen për mirëqenie sociale, e që për secilën sencilin cent bëhet vlerësim i veqantë”, ka thënë Hyseni, duke bërë të ditur se sa i takon transparencës, çdo lëndë procedohet në mënyrë të veçantë, madje herë pas herë ngrisin edhe komisione për verifikim të ndonjë parregullsie eventuale, e që paraqiten në raportet bazë mujore e vjetore.
U bë e ditur se brenda javës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Ferizaj, do të përuron edhe objektin për familjet të cilat deri më tani jetonin në strehimoren kolektive, ku në këtë objekt në kushte shumë të mira do të akomodohen 13 familje.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni përmes një konference për gazetarë i është kundërpërgjigjur me argumentet e tija , Lidhjës Demokratike të Kosovës në Ferizaj.