
Edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu e falënderoi kuvendarin Lulzim Abazi për këtë donacion, në takimin e paradites që pati me anëtarë e përfaqësues, pjesë e Shtabit Emergjent. Falënderues për këtë donacion u shprehën stafi shëndetësor të cilët po bëjnë përpjekje heroike për ta mbajtur nën kontroll situatën, duke punuar pa orar, me kapacitete të shtuara në mbrojtje e kujdes të shëndetit të qytetarëve.