
Ndërsa Jean Luc Camilleri, nga Lux Devlopment, ka thënë se pas ndërtimit të Qendrës për Aftësinë Profesionalë të cilën është duke e ndërtuar Ministria e Punës, Lux Devlopment do ta bënë mbështetjen financiare për blerjen e pajisjeve për këtë qendër. “Hulumtimi na është nevojitur se çfarë kurse të reja do të ketë nevojë tregu i punës dhe çfarë paisje duhet blerë për këtë qendër”, ka thënë Jean Luc.
Qendra e Aftësimeve Profesionale në Ferizaj, përmes kurrikulave të saj ka pasuruar tregun e punës duke ofruar shërbime në ngritjen profesional të punëkërkuesve, që shumica e të papunëve me dijen të cilën e kanë marr përmes kësaj qendre kanë punësuar nëpër ndërmarrje të ndryshme. Alben Eshtrefi, drejtor i QAP-it, ka thënë se janë në fazën finale të përgatitjes dhe njëkohësisht të inaugurimit të qendrës e cila do të jenë në funksion për qytetarët e rajonit të Ferizajt.
Në këtë hulumtim ishin përfshirë 150 ndërmarrje, procesi i hulumtimit është zhvilluar përmes metodës së anketimit. Analiza gjatë këtij hulumtimi tek trajnimet sipas profileve është fokusuar në 5 profesione: kuzhinier, zdrukthëtar i plastikës, marketing elektronik dhe webmaster, menagjer i njësive të vogla brenda organizatës punuese dhe agronom, ku rekomandohet që në të ardhme këto kurse të zhvillohen brenda Qendrës për Aftësime Profesionale.
Synim kryesor i këtij hulumtimi ishte identifikimi i kurrikulave që do të ripërtërihen apo zhvillohen në Qendrën për Aftësime Profesionale në Ferizaj në bazë të kërkesës së tregut si dhe trajnimeve shtesë që kërkohen nga tregu i punës dhe që mund të ofrohen nga sektori privat në prospektin e krijimit të Fondit të Aftësimeve në kuadër të MPMS-së. Me këtë rast, Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka thënë se qëllim i këtij hulumtimi ka qenë që të përcaktohet se cilat janë trajnimet më të rëndësishme që do të mund të organizoheshin me QAP ose me ofrues privat të trajnimeve. “Përmes këtij hulumtimi, do të identifikoheshin kërkesat e tregut dhe do të ngriteshin kapacitetet për zhvillimin dhe ngritjen e trajnimeve me profile të reja, të cilat janë deficitare në tregun e punës në rajonin e Ferizajt”, ka thënë Shahini, duke shtuar se situata çfarë është në tregun e punës, vlerat aktuale dhe niveli i njohurive dhe shkathtësive të grupeve në fokus janë të një rëndësie të veçantë, prandaj ofruesit e trajnimeve qofshin ata publik apo privat duhet që të jenë në hap me ndryshimet që kërkohen nga tregu i punës. “Ferizaj, sot është shëndrruar në qendër të rëndësishme ekonomike. Sot ende funksionojnë fabrika dhe ndërmarrje të dikurshme, të cilat ishin në bazë për zhvillimin ekonomik të komunës, siç janë Fabrika e Tubave, Fabrika e Vajit, Kombinati i Drurit etj”, ka thënë Shahini.
Aleanca Kosovare e Bizneseve, e mbështetur nga Lux-Devlopment, prezantuan të martën në Ferizaj publikimin e rezultateve të hulumtimit “Hulumtimi i Tregut të Punës në Ferizaj”.