Me rastin e 19 janarit ditës kur ra për të mos vdekur kurr, Komandanti i Brigadës 161 të zonës operative të Nerodimës Ahmet Kaqiku, këtë të hënë u bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Në këto homazhe përveç kreut të Ferizajt, Muharrem Svarqa, morën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë të dëshmorëve si dhe bashkëluftëtarë.
Në Varrezat e Dëshmorët të UCK-së në Ferizaj, pushojnë të qetë 62 dëshmorë.
Më pas u shfaq edhe një film i shkurtër dokumentarë në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.
Në kompleksin e dëshmorëve në Ferizaj, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.