Me rastin e “Epopejesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale, këtë të enjte kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Ferizaj.
Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka thënë se lufta e lavdishme e UÇK-së, vepra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrifica e familjes emblematike Jashari dhe të gjithë të rënët në altarin e lirisë, është bazamenti se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.
Në Varrezat e Dëshmorët të UCK-së në Ferizaj, pushojnë të qetë 62 dëshmorë.
Në kompleksin e dëshmorëve në Ferizaj, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.