Me këtë projekt përveç lokacioneve në hartë janë përcaktuar edhe dimensionet e reklamave dhe kriteret tjera për vendosjen e tyre, në segmente të caktuara të rrugëve aty ku është konstatuar nga ekipi profesional që nuk do të paraqesin ankesa për qarkullimin e lirë të këmbësoreve, por edhe të automjeteve.
Ky projekt është hartuar me qëllim që të rregullohet dhe të sistemohen në aspektin urban reklamat të cilat deri më tash kanë shkaktuar nja kaos të cilat janë të vendosura pa leje dhe konsiderojmë se më këtë projekt do të vendoset një rregull urban i sistemimit të reklamave në qytet. Me këtë projekt janë përcaktuar edhe vendet nëpër qytet në të gjitha rrugët se ku mund të vendoset reklamat për marketing në hapësirat se ku mund të vendosen si në trotuare, por nëse është trotuare i ngushtë dhe ato vendosen edhe nëpër shtylla.
Ky njoftim bëhet në afat prej një javë që të njoftohen të gjithë qytetarët me projektin që e kemi realizuar, ndërsa në fund të javës së ardhshme ne do të bëjmë thirrje publike për të gjitha ata që kanë të vendosura reklama me leje, por që disa prej tyre nuk i kanë të vazhduara do të t’ju bëjmë ftesë për kryerjen e obligimeve dhe vazhdimin e procedurave me leje në të kundërtën do të ndërrmiret aksioni për largimin e të gjitha reklamave pa leje dhe do të shqyrtohen kërkesat e reja për leje.
Drejtoria Komunale e Urbanizmit, Pronës dhe Gjeodezisë, ka hartuar projektin ideor me të cilin ka caktuar lokacionet në hapësirat publike për vendosjen e billbordave, reklamave, muraleve, citialajtave etj.