Në vitlindjen e 150-të që sapo mbylli Ferizaj, kujtuam personalitete e familje, kujtuam e përjetësuam momente historike për Ferizajn e sot kësaj begatie të historisë së qytetit tonë i shtohet edhe harta e punuar me dorë më 1898 nga prifti katolik, famullitari i Ferizajt, Dom Bartolomeo Fantella, hartë që paraqet qendrën e Ferizajt, një kopje të formatit të madh të së cilës mora dhuratë nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, udhëheqësi i Misionit Katolik Shqiptar në Austri, Dom Nikson Shabani, famullitari i Kishës Katolike në Ferizaj, Mikel Sopi si dhe Dom Leonard Domgjoni – sekretar i Ipeshkvisë, dhuratë kjo e çmueshme për Ferizajn, historinë tonë, themelet e qytetit e zhvillimin e tij, ku një arkiv të pasur mbi këtë histori e Ferizajn, studiuesit e gjejnë edhe në Arkivin e Vjenës në Austri.