Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili është shprehur se hapja e kësaj zyreje është e një rëndësie te veçante, për shkak se deputetet gjenden më afër qytetarëve. “Këta deputete do të jenë afër qytetarëve me votën e të cilëve janë bërë jesh e Kuvendt të Republikës së Kosovës” është shprehur Xhemaili.
Nga ana tjetër deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka thënë se kjo zyre nënkupton që qytetarët çdo herë e kanë derën e hapur që të drejtojnë kërkesat për problemet dhe hallet e tyre.
Edhe Lumnije Morina, po ashtu deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovë s, nga radhë t e PDK-së , ka thënë se hapja e kë saj zyreje ka qenë mese e domosdoshme në mënyrë në të njihemi drejtpërdrejt me problemet dhe hallet e tyre, pra është një nga format më të preferueshme për të kontaktuar m shtresat e gjera qytetare.
Ndërkaq, deputeti Danush Ademi nga Partia Demokratike e Ashkanlinjëve të Kosovës, ka thënë se shpreson shumë se kjo zyre do të funksionoj konform rregullave të cilat janë të parapara.
Është bërë e ditur se tre deputetët e komunës së Ferizajt, do të bëjnë një agjendë se kur mund të presin qytetarët e kësaj ane.
Në Komunën e Ferizajt, është hapur zyra e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga qyteti i Ferizajt.