Në këtë ceremoni morri pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, përfaqësues të Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë si dhe përfaqësues të Bankës Botërore. Drejtori i drejtorisë komunale të Ekonomisë , Financave dhe Buxhetit në Ferizaj , Mustafë Grainca hapjën e zyrës së regjistrimit të biznesve e ka qujatur si të një rëndësie shumë të madhe për faktin se qytetarë e komunës sonë , më nuk do të marrin rrugë për në Ministrinë e Trëgtisë dhe Industrisë ,në mënyrë që të regjitrojnë binzenesin e tyre. “Mund të konisderoj se kanë qenë edhe të maltretuar në aspektin e kohës ,në aspektin e shpenzimeve sepse është dashur që për një ide të shkojnë në Ministrinë e Tregëtisë dhe Insdutrisë ,ndërkaq tani që nga sot të gjithë qytetarët e komunës sonë e kanë një lehtësim që do të vinë dhe do të marrin certifikatë të biznesit një hap për të ndërtuar bizneset e tyre dhe për ngritur mirëqenjen e tyre” ka thënë Grainca.
Ai më tej ka thënë se edhe stafi punues i kësaj drejtori, është i përgatitur mjaft mirë për kryerjën e kësaj detyre të re. “Stafi jonë për gjashtë muaj rresht ka ndjekur trajnim intenziv dhe tashmë është i gatshëm për kryerjën e punëve “është shprehur Grainca.
Është bërë e ditur se Banka Botërore ka financuar projektin e Ministrisë së Industrisë për decentralizimin e këtyre shërbimeve, ku tashmë edhe komuna e Ferizajt, ka gjithë teknologjinë përkatëse për kryerjën e këtij shërbimi .
Nga ana tjetër Mehdi Pllashniku , kryeshef ekzekutiv i agjensionit të regjistrimit të bizneseve ka theksuar se qëllim parësor i hapjës së këtyre qendrave është që qytetarëve t’u krijohen kushte sa më të favorshme për regjistrim të bizneseve të tyre. “Në fillim në këtë qendër do të bëhet vetëm regjistrimi i bizneseve , mirëpo në një të ardhme të afërt do të bëhet edhe dhënja e licensave të ndryshme ,fjala “ Avanc Top Shop “ka edhe atë kuptimin që si një dritare e vetme ne mënyrë që pala t’i kryej të gjitha këto shërbime në këtë qendër të regjistrimit” ka thënë Pllashniku.
Programi për hapjën e qendrave të regjistrimit të bizneseve ka filluar që nga viti 2008, ndërkaq Ferizaj është qendra e 16 e hapjës .Paratë e grumbulluara nga taksat e regjistrimit do të derdhën në buxhetin e konsoliduar të Kosovës. Taksa për biznese të thjeshta është 5 euro, ndërsa për korporata 22 euro.
Në Kuvendin Komunal të Ferizajt, tek sektori i tatimit në pronë në mënyrë solemne është bërë hapja e zyrës së regjistrimit të bizneseve .