Me qëllim parandalimin e dëmeve në kultura bujqësore e mbrojtje të ekonomive familjare si pasojë e vërshimeve të mundshme, Drejtoria e Bujqësisë po implementon projektin për hapjen e kanaleve kulluese në shumë fshatra të Ferizajt, si në Softaj, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Koshare(Lagjja Lubovci), Bablak e Kosinë ku janë hapur dhjetëra kilometra kanale kulluese, punime këto që u vizituan edhe nga Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami i cili theksoi se ky projekt ka karakter parandalues në mbrojtje të kulturave bujqësore e ekonomive familjare, duke shtuar se ditëve e javëve në vijim ky projekt do të shtrihet edhe në fshatra e zona tjera të territorit të Ferizajt.