Nen organizimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim me organizatën zvicerane “Swissconatct” guidat turistike të Ferizajt, kanë kryer ditën e katërt të trajnimit për certifikim si guide edhe për Viaferata.
Gjate këtij trajnimi ku dita e fundit ishte e paraparë ngjitja në Viaferata në Peje, i pranishëm ishte edhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti. Ai u shpreh se këto guida që po trajnohen do të jene të afte për t’i ngjitur turistet e ndryshëm ne Viaferaten e Ferizajt e cila shume shpejt pritet të përurohet.
Gjate kësaj vizite drejtori Derguti me stafin e tij, vizitoi edhe qendrën turistike në Peje ku u prit nga Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Peje Nasret Hajrizi.