Kryesuesja e Grupit Joformal të Grave e Lumnije Morina dhe Zyrtarja për Barazi Gjinore Vjollca Krasniqi, i bënë vizitë Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj, ata i priti drejtori i kësaj Qendre z. Bahri Goga me stafin e tij. Drejtori Goga i njoftoi anëtaret e grupit me kushtet e punës, historikun e themelimit, sukseset dhe vështërsit e kësaj qendre prej themelimit e deri më sot. Numri i vogël i specialistëve të neuropsikiatrave, mungesa e barnave, problemi i transportit të pacientëve për mungesë të një kombibusi, dëshira për të punuar në ndonjë serë apo pemishte në hapësirat që i posedon kjo qendër me qëllim të angazhimit të klientëve të kësaj qendre etj. Këto ishin disa prej shqetësimeve që ju prezantuan gjatë këtij takimi anëtareve të grupit punues. Kryesuesja e grupit znj. Lumnije Morina në emër të anëtareve të Grupit Joformal të Grave të Ferizajt e falënderoi Drejtorin z. Bahri Goga dhe stafin e tij për organizimin e pritjes dhe informatave që ju ofruan për punën, problemet dhe nevojat e kësaj qendre. Për problemet dhe nevojat e kësaj qendre, Anëtaret e Grupit Joformal premtuan që do të angazhohen duke ju drejtuar institucioneve përkatëse për zgjidhjen e tyre. Grupit Joformal i Grave menjëherë i drejtoi një kërkesë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, që Qendrës së shëndetit Mendor në Ferizaj të ju ndihmohet që të ju ndahen pemë për mbjelljen e hapësirës prej një hektari të cilën e posedon kjo qendër. Ministra kësaj kërkese ju është përgjigjur pozitivisht.
Anëtaret e Grupit Joformal të Grave të Komunës së Ferizajt janë Mirlinda Bytyqi- Rexhepi, Hajrie Nebiu, Zymrie Haxhimusa, Arbenita Sadiku, Burbuqe Bucaliu, Miradie Goga,
Kryesuesja e grupit znj. Lumnije Morina në emër të anëtareve të Grupit Joformal të Grave të Ferizajt e falënderoi Drejtorin z. Bahri Goga dhe stafin e tij për organizimin e pritjes dhe informatave që ju ofruan për punën, problemet dhe nevojat e kësaj qendre.