Grupi Joformal i Grave i Komunës së Ferizajt vizitoi Qendrën për Edukim dhe Arsimim Parashkollor Ardhmëria Jonë’’
28/10/2010 00:00
Drejtoresha e Qendrës për Edukim dhe Arsimim Parashkollor ,,Ardhmëria Jonë’’znj. Vjollca Hamdiu së bashku me stafin, priti Grupin Joformal të Grave të Komunës së Ferizajt. Grupi në krye me znj. Lumnije Morina, u njoftua me kushtet në të cilin fëmijët e kësaj qendre e kalojnë ditën dhe cilat janë problemet. Grupi i vizitoi të gjitha hapësirat e kësaj qendre. Ishte evidente, hapësira e pamjaftueshme për një numër aq të madh të fëmijëve, kushtet jo të mira, inventar i vjetruar, mungesa e qarqafëve, e lodrave etj. Edhe përkundër kushteve jo të mira, punëtoret e kësaj qendre detyrat e punës i kryenin me përkushtim të madh. Pozita e vështirë materiale ishte edhe një prej shqetësimeve të punëtoreve të kësaj qendre. Për shkak të mos definimit të statusit të tyre, a janë staf civil, shëndetësor apo arsimor ato nuk e gëzojnë shujten e ngroht prej 44 euro. Dhe një prej kërkesave ishte që edhe ato ta marrin shujtën e ngrohtë. Në fund të takimit u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen. Në takim morrën pjesë këto anëtare të grupit: Vjollca Ahmeti, Mirlinda Bytyqi- Rexhepi dhe Zymrie Haxhimusa. Edhe përkundër kushteve jo të mira, punëtoret e kësaj qendre detyrat e punës i kryenin me përkushtim të madh. Pozita e vështirë materiale ishte edhe një prej shqetësimeve të punëtoreve të kësaj qendre.