Temë kryesore e këtij takimi kishte të bënte me rëndësinë e përfshirjes dhe pjesëmarrjes së grave që u përkasin komuniteteve në pakicë numerike në jetën institucionale, si dhe angazhimin e tyre aktiv në punën e mekanizmave lokal për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve edhe të barazisë gjinore.
Ndërkohë që në takimin e përbashkët të grupit joformal të gruas dhe të grave të zgjedhura nga këta tri komunitetet, grupi ka miratuar propozimin për përfshirjen e një përfaqësuese të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në përbërjen grupit joformal të gruas të Komunës së Ferizajt. Si pjese e projektit „Për mbështetjen e integrimit te komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjyptas“, OSBE, me qëllim të përkrahjes së fuqizimit politik të femrave te komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptase, sot ka organizuar një diskutim të hapur me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Milazim Halitin.