Lumnije Morina kryesuese, e Grupit jo Formal të Grave, theksoi se ne jemi bazuar në objektivat, që janë caktuar nga grupi jo formal i grave ne komunën e Ferizajt, që të bëjmë një hulumtim në institucionet e komunës së Ferizajt lidhur me zbatimin e ligjit, për barazi gjinore, dhe plani të Kosovës, për barazi gjinore, pastaj kemi menduar edhe si objektiv, të dytë rritjen e përqindje së arsimimit të grave, ato të cilat nuk e kanë mbaruar shkollim fillor, dhe të mesëm, iniciativa jon do të krijon rrethana lehtësuese për mbarimin e shkollës, gjithashtu në këtë plan kemi menduar që të organizojmë konferenca, debate për nxitjen e grave ne vendimmarrje, si dhe vizita grupeve jo formale të grave nëpër komuna tjera dhe të parlamentit të Kosovës, përkrahjen dhe organizimin në lidhje me shenjnim e datave dhe një vizitë zyrës së Komuniteteve dhe Komitetit për Komunitete. Ky planë ka për qëllim hulumtimin në institucionet e komunës së Ferizajt lidhur me zbatimin e ligjit, për barazi gjinore.