Grupi ikonik muzikor “TRIX” sivjet mbushi 50vite të themelimit. Këtë jubile, do ta shënojmë me një gala mbrëmje më 25 maj, ora 20:00 në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” – Ferizaj.
E sot, prita dy nga themeluesit, Veli Sahiti e Muhamet Bislimi, me të cilët bashkëbiseduam për rrjedhën e organizimit e ku pranova dhuratë, kitarën ikonë, nga të parat që përdori grupi, nga e cila dolën tingujt më të bukur të këngëve që spikasin karrierën e “TRIX”. Nder e kënaqësi, për Ferizajn, ferizajasit e më gjerë për muzikën shqipe kudo, vlerat që përfaqëson grupi “TRIX”.