Duke prezantuar gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese dhe duke dhënë një histori për Gjykatën Kushtetuese, Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka thëhë se pak kush mban mend gjygjësinë se si ka egzistur dhe se si ka punuar. “Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ne si shoqëri kemi krijuar edhe Gjukatën Kushtetuese”, ka thënë Hasani.Pasqyrën e punës së deritanishme të Gjykatës Kushtetuese e dha Kadri Kryeziu, zëvendës kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ai ka thënë se kjo gjykatë me gjithë problemet e saja qe kishte ka arritur t’i përmbush obligimet e veta.”Kjo gjykatë punën e ka filluar me 1 shtator 2009 dhe në vazhdimësi është mobilizuar për t’i përmbushur obligimet e përcaktuara me ligj dhe me kushtetutë”, ka thënë Kryeziu. Duke filluar nga 2 shkurti i vitit 2009 e deri me 8 shtator të vitit 2010 në Gjykatën Kushtetuesë të Republikës së Kosovës janë paraqitur gjithësej 162 kërkesa. Gjatë vitit 2009, janë pranuar 79 kërkesa ose mesatarisht nga 7 kërkesa për çdo muaj, nga 79 kërkesat njëra ishte parashturuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit në lidhje me ndryshimin e llogos së komunës ndërsa kërkesat tjera ishin paraqitur nga individët të cilët pretendonin se u janë shkelur të drejtat e garantuara me kushtetuten e Republikës së Kosovës. Ndërsa nga 1 janari e deri në muajin shtator të këtij viti, gjykata ka pranuar 83. Nga kërkesat e pranuara nga kjo gjykatë 153 ishin paraqitur nga shqiptarët, 2 nga pjestarët e komunitetit boshnjak, 6 nga pjestarët e komunitetit serb. Gjykatës Kushtetuese, deri më tani ka marrë vendim për 74 kërkesa nga numrii përgjithëshëm i kërkesave, nga 74 këto vendime të marra 25 janë publikuar dhe dërguar palëve ndërsa vendimet tjera janë në fazën e përpilimit.Snezhana Botusharova, gjygjëtare në Gjykatën Kushtetuese ka dhënë prezantimin e dispozitave kushtetuese mbi Gjykatën Kushtetuese dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese lidhur me autorizimet e Komunave për të parashturuar kërkesa pranë kësaj gjykate. Ndërsa, Iliriana Islami, gjygjëtare në Gjykatën Kushtetuese, ka dhënë prezantimin e rregullores së korigjuar të punës së Gjykatës Kushtetuese.Pyetjeve të të pranishmëve që kishin të bënin më shumë me punën dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese ju ka përgjigjur Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhëshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese u themelua në janar të vitit 2009 nën nismën e presidentit të Kosovës dhe me financim nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në shkurt të vitit 2009. ndërsa punën e saj të rregullt e filloinë shtator.
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Besim Zymberi, në fjalën hyrëse ka thënë se Gjykata Kushtetuese është një institucion shumë i rëndësishëm ku tani ka dhënë edhe rezultatet e para shumë inkurajuese në natyrën e saj që përfaqëson.